Zelensky reagon pas përplasjes me Trump: Ukrainasit nuk janë vetëm

Zelensky reagon pas përplasjes me Trump: Ukrainasit nuk janë vetëm

Pas përplasjes verbale të ashpër me presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar duke theksuar rëndësinë që Ukraina të dëgjohet dhe të mbështetet, si gjatë luftës ashtu edhe pas saj.

Në një postim në Telegram, Zelensky ka reflektuar mbi vizitën e tij në Uashington DC, duke theksuar se është e domosdoshme që populli ukrainas të dijë se “nuk janë vetëm” dhe se interesat e tyre janë përfaqësuar në çdo cep të botës. Ai ka falenderuar përpjekjet dhe mbështetjen globale për Ukrainën, duke përfshirë ndihmën diplomatike, financiare dhe politike, raporton euronews.al.


Kujtojmë se përplasja mes Zelenskyt dhe Trump ndodhi gjatë një takimi të tensionuar në Zyrën Ovale, ku Trump akuzoi Zelenskyn se po “luan bixhoz me Luftën e Tretë Botërore”, ndërsa Zelensky kundërshtoi Trump duke theksuar se nuk mund të bëhen “kompromise” me presidentin rus Vladimir Putin.

Në këtë takim, që u zhvillua me tone të ashpra dhe tensione, Zelensky kërkoi që Trump të jetë i kujdesshëm në qëndrimet e tij ndaj Rusisë, ndërsa Trump paralajmëroi se mund të tërhiqte mbështetje amerikane nëse Ukraina nuk arrin një marrëveshje për mineralet, transmeton KosovaPress.

Marrëveshja dështoi të firmosej, pas Zelensky kërkoi garanci sigurie nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lexo edhe

Video