Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi më parë se Rusia dhe Ukraina kishin shkëmbyer 175 robër lufte secila.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka konfirmuar shkëmbimin, duke e quajtur atë “një nga më të mëdhenjtë” të mbajtur ndonjëherë, sipas Sky News.
Ai shtoi se përveç 175 të arrestuarve të liruar nga Rusia, u liruan edhe 22 ushtarë të tjerë “të plagosur rëndë”.
“Të gjithë ata do të marrin menjëherë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe psikologjike”, tha Zelensky, përcjell KosovaPress.
Ndërkohë, kompania shtetërore hekurudhore e Ukrainës njoftoi se Rusia kishte sulmuar sot objektet e saj për herë të dytë.
“Katër punëtorë hekurudhor u plagosën, dy prej tyre në gjendje të rëndë,” tha Ukrzaliznytsya, duke shtuar se sulmi ndodhi në rajonin e Dnipropetrovsk.
“Sulmi është kryer më parë me një raketë balistike. Punëtorët e hekurudhave kanë bërë çdo përpjekje për të siguruar që sulmet e armikut të mos ndikojnë në lëvizjen e trenave të pasagjerëve,” shtuan ata.
Ukrzaliznytsya më herët tha se sistemi i energjisë hekurudhore në Dnipropetrovsk lindor u godit në orën 1:20 të mëngjesit me kohë lokale, vetëm disa orë pasi presidenti rus Vladimir Putin ra dakord për një ndalim 30-ditor të sulmeve ndaj energjisë dhe infrastrukturës në bisedën e tij me presidentin amerikan Donald Trump.