Zelensky komenton takimin me Trump: Është koha për t’i rregulluar gjërat

Zelensky komenton takimin me Trump: Është koha për t’i rregulluar gjërat

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka komentuar edhe një herë takimin me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump duke thënë se takimi nuk shkoi ashtu siç duhej të ishte dhe është për të ardhur keq që ndodhi në këtë mënyrë. Ai ka shtuar është koha për t’i rregulluar gjërat, duke theksuar se ata dëshirojnë që bashkëpunimi dhe komunikimi i ardhshëm të jetë konstruktiv.

Zelensky ka shkruar në X se askush nuk e do paqen më shumë se sa vet ukrainasit dhe për këtë ai dhe ekipi i tij janë të gatshëm t’i përgjigjen tryezës së bisedimeve, raporton KosovaPress.

Kurse, lidhur me marrëveshjen për mineralet dhe sigurinë, Ai ka shkruar se Ukraina është e gatshme ta nënshkruajë atë në çdo kohë dhe në çdo format të përshtatshëm.

Komenti i plotë:

Dëshiroj të ritheksoj përkushtimin e Ukrainës për paqen.


Askush nga ne nuk dëshiron një luftë të pafund. Ukraina është e gatshme të vijë në tryezën e bisedimeve sa më shpejt që të jetë e mundur për të afruar paqen e qëndrueshme. Askush nuk dëshiron paqe më shumë se ukrainasit. Ekipi im dhe unë jemi gati të punojmë nën udhëheqjen e fortë të Presidentit Trump për të arritur një paqe që zgjat.

Ne jemi gati të punojmë shpejt për t’i dhënë fund luftës dhe fazat e para mund të jenë lirimi i të burgosurve dhe armëpushimi në qiell – ndalimi i raketave, dronëve me rreze të gjatë, bombave në energji dhe infrastrukturë tjetër civile – dhe armëpushimi në det menjëherë, nëse Rusia do të bëjë të njëjtën gjë. Pastaj ne duam të ecim shumë shpejt nëpër të gjitha fazat e ardhshme dhe të punojmë me SHBA-në për të rënë dakord për një marrëveshje të fortë përfundimtare.

Ne vërtet vlerësojmë se sa shumë ka bërë Amerika për të ndihmuar Ukrainën të ruajë sovranitetin dhe pavarësinë e saj. Dhe ne kujtojmë momentin kur gjërat ndryshuan kur Presidenti Trump i dha Ukrainës Javelins. Ne jemi mirënjohës për këtë.

Takimi ynë në Uashington, në Shtëpinë e Bardhë të premten, nuk shkoi ashtu siç duhej të ishte. Është për të ardhur keq që ndodhi në këtë mënyrë. Është koha për të rregulluar gjërat. Ne dëshirojmë që bashkëpunimi dhe komunikimi i ardhshëm të jetë konstruktiv.

Lidhur me marrëveshjen për mineralet dhe sigurinë, Ukraina është e gatshme ta nënshkruajë atë në çdo kohë dhe në çdo format të përshtatshëm. Ne e shohim këtë marrëveshje si një hap drejt një sigurie më të madhe dhe garancive solide të sigurisë, dhe shpresoj vërtet se do të funksionojë në mënyrë efektive.

Lexo edhe

Video