Zbulohet bashkëshortja e Feros, modelja që i ngjason Arbenitës

Zbulohet bashkëshortja e Feros, modelja që i ngjason Arbenitës

Para disa ditëve, Feronit Shabani, ndryshe i njohur si Fero, e tashmë me emrin e ri Khattab, ka ndarë me publikun e tij lajmin se është martuar, duke lënë pas vetes dramat me ish-bashkëshorten e tij, Arbenita Ismaili.

Deri më sot identiteti i gruas së re të Feros nuk është zbuluar, por sipas emisionit Prive, u bë e ditur se gruaja e ish-reperit quhet, Nita, përcjell KosovaPress.


Rastësi nuk është vetëm emri mjaft i njëjtë me Arbenitën. Dy vajzat siç duket ndajnë edhe profesionin, modelingun.

Dje, Fero ka publikuar një fotografi me bashkëshorten ku kishte shkruar “mos na pengoni”.

Rikujtojmë se ish-reperi ka qenë në një lidhje shumë vjeçare me modelen Arbenita Ismaili, me të cilën kanë dhe një fëmijë bashkë.

Lexo edhe

Video