Yll Limani, një ndër artistët më të dashur të skenës shqiptare, do të performojë koncertin e tij të vetëm të fundvitit në Prishtinë më 27 dhjetor në AMC Hall.
Ky koncert është një moment i shumëpritur për Yllin dhe adhuruesit e tij, duke shënuar një ëndërr të realizuar dhe një natë të paharrueshme për publikun.
“Është një natë që e kam pritur me padurim. Muzika ime ka kuptim vetëm kur ndërlidhet me emocionet e njerëzve që e ndajnë këtë dashuri me mua,” ka thënë ai.
Publiku pritet të përjetojë një mbrëmje unike, ku do të performohen live këngët më të dashura nga repertori i artistit, ku hapja e koncertit do të bëhet nga Florent Abrashi dhe bendi.