Ish-missi dhe personaliteti i njohur publik Juliana Nura ka shprehur mbështetjen e saj për Enver Hoxhajn, kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, përmes një postimi në Instagram.
Në një story, Nura ka publikuar një video kreative të numrit 4, të cilin e mban Hoxhaj në listën zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Ky gjest vjen si një sinjal i fuqishëm për mbështetësit e saj dhe për votuesit që ndjekin zhvillimet politike në vend.
PDK garon në këto zgjedhje me numrin 131, ndërsa Enver Hoxhaj është renditur me numrin 4 në listën e kësaj partie.
“Artikull i sponsorizuar – zgjedhjet 2025”