“With Love, Meghan”, çka zbuluam nga seriali i ri i dukeshës

“With Love, Meghan”, çka zbuluam nga seriali i ri i dukeshës

Seriali i ri i Meghan Markle, “With Love, Meghan”, ka premierën e tij në Netflix, duke ofruar një vështrim më të afërt në jetën dhe pasionet e Dukeshës së Sussex-it. Në këtë seri me tetë episode, ajo fton miq të ngushtë për të diskutuar tema të ndryshme, nga eksperiencat e saj personale te këshillat për jetën e përditshme.

Programi, i cili duhej të dilte në janar por u shty për shkak të zjarreve në Los Angeles, sjell biseda me emra të njohur dhe disa paraqitje të veçanta të Princit Harry, përcjellë KosovaPress.

Çdo episod, që zgjat rreth 30 minuta, eksploron momente nga jeta e Meghan, përfshirë fëmijërinë e saj, punët e para dhe përvojat në setin e serialit “Suits”.


Një nga të ftuarat është aktorja Mindy Kaling, me të cilën Meghan flet për përvojat si nënë e një fëmije të vogël, ndërsa organizojnë një çaj pasditeje në kopsht.

Një detaj interesant nga e kaluara e saj është fakti që pas përfundimit të studimeve për teatër dhe marrëdhënie ndërkombëtare në Northwestern University në Illinois, ajo bëri një praktikë në Ambasadën Amerikane në Buenos Aires.

Meghan zbulon se jeta në Argjentinë e tërhoqi shumë, pasi e kujtonte Kaliforninë: “Mendoj se arsyeja pse e dashurova kaq shumë Argjentinën ishte sepse më kujtonte Kaliforninë në shumë mënyra, malet, natyra dhe gëzimi i të jetuarit jashtë”, përcjell KosovaPress.

Me këtë serial, dukesha ndan me publikun jo vetëm historinë e saj personale, por edhe pasionin për kuzhinën, udhëtimet dhe jetën familjare në Kaliforni.

Video