Vukotiq: Koalicioni qeverisës në Mal të Zi varet nga njerëz që s’e njohin shtetin e Kosovës

Vukotiq: Koalicioni qeverisës në Mal të Zi varet nga njerëz që s’e njohin shtetin e Kosovës

Koalicioni qeverisës i Malit të Zi varet politikisht nga njerëzit që përsërisin çdo ditë se nuk do ta njohin kurrë pavarësinë e Kosovës. Kështu ka thënë  Ivan Vukoviq, politikan nga Mali i Zi.

Vukoviq, që ka shërbyer edhe si kryetar i Podgoricës kujton se Mali i Zi kishte një rrugë të përcaktuar qartë kur bëhej fjalë për politikën e jashtme, e cila përfshinte integrimin evropian, euroatlantik dhe marrëdhëniet më të mira me fqinjët.


Sot, thotë ai, “situata është e tillë që për shkak të marrëdhënieve me Kroacinë, Mali i Zi nuk ka mbyllur një nga katër kapitujt e planifikuar në procesin e negociatave me BE-në, nga Bosnja dhe Hercegovina janë marrë nota proteste për sjelljen e kryetarit të Kuvendit, dhe po relativizohet fakti që Mali i Zi e ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2008”, shkruan pobjeda.

“Koalicioni qeverisës varet politikisht nga njerëzit që përsërisin çdo ditë se nuk do ta njohin kurrë pavarësinë e Kosovës, ose se, siç thonë ata, Kosova është për ta një krahinë jugore serbe. Kjo rezulton në siklet të shtetit të Malit të Zi dhe autoriteteve më të larta të tij, të cilët fshehtas dërgojnë mesazhe me rastin e festës së Pavarësisë së Kosovës, vetëm për të respektuar procedurën dhe protokollin diplomatik. Madje, ata nuk kanë guxim ta bëjnë këtë publikisht, as në raport me Kosovën dhe të gjitha shtetet që Mali i Zi i ka njohur. Sepse, në fund të fundit, e ardhmja e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe integrimi evropian i Malit të Zi varet nga këto gjëra”, thotë Vukoviq sipas të cilit zërin kryesor në qeveri e mbajnë partitë e përafruara me interesat e Beogradit zyrtar, duke iu referuar kështu kryetarit të kuvendit malazez Andrea Mandiq.

Lexo edhe

Video