Vuçiqi vazhdon arsyetimin e votës së Serbisë në OKB, fton ambasadorin rus për ‘çështje të rëndësishme’

Vuçiqi vazhdon arsyetimin e votës së Serbisë në OKB, fton ambasadorin rus për ‘çështje të rëndësishme’

Pa u shteruar mirë tema për votën e Serbisë pro Ukrainës në OKB dhe krahas sanksioneve amerikane kundër Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka luajtur me një taktikë të re.

Veç dy ditë pasi kërkoi falje duke pretenduar se vota e Serbisë pro Ukrainës ishte një gabim, ai ftoi në takim ambasadorin rus në Serbi, Alexander Botsan-Kharchenko “për çështje urgjente”, siç janë zgjidhjet më optimale për industrinë serbe të naftës dhe modalitetet e reja të bashkëpunimit të mëtejshëm në dritën e presioneve në rritje në tregun global të energjisë.


“Një bisedë e hapur dhe miqësore me ambasadorin Botsan-Kharchenko për të gjitha aspektet e rëndësishme të bashkëpunimit ndërmjet Serbisë dhe Federatës Ruse, zhvillimet aktuale ndërkombëtare dhe rolin e vendeve tona në kontekstin e ri gjeopolitik”, tha Vuçiq në një postim në Instagram.

Nuk i mjaftoi ‘drama’ e kërkim faljes për veprimin e Serbisë në selinë e OKB-së, duke u munduar të arsyetohet edhe njëherë  Vuçiq përsëriti rëndësinë që i kushtojnë forcimit të gjithanshëm të lidhjeve me Rusinë. Ai paralajmëroi bashkëpunim të vazhdueshëm për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe dhe interesat e përbashkëta, në frymën e miqësisë dhe respektit të ndërsjellë.

Krejt kjo ndodhi pas kaq kohësh që Perëndimi ka kërkuar vazhdimisht që Serbia të dënojë dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë, pas agresionit ushtarak në Ukrainë.

Lexo edhe

Video