Vuçiq kundërtubim në Jagodinë, flet për Kosovën e Rusinë

Vuçiq kundërtubim në Jagodinë, flet për Kosovën e Rusinë

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka kërkuar dialog me studentët pasi këta të fundit tash e më shumë se dy muaj po protestojnë dhe kanë vendosur bllokada në të gjithë Serbinë, pas shembjes së tendës së hekurudhës në Novi Sad më 1 nëntor 2024, në të cilën humbën jetën 15 persona, dhe disa të tjerë u lënduan.

Ndërkohë që sot në gjithë Serbinë janë mbajtur protesta e bllokada të mijëra studentëve dhe qytetarëve, autokrati Aleksandar Vuçiq ka zgjedhur orët e mbrëmjes të mbajë një kundërtubim në Jagodinë për të shënuar themelimin e së Lëvizjes për Popullin dhe Shtetin, pasi sipas tij “Serbia ka nevojë për ndryshime dhe energji të reja, jo për kthim në të kaluarën.”

Ai u bëri thirrje studentëve që të dialogojnë, duke u kërkuar që të shprehin qartë se çfarë nuk është përmbushur.

“Ju lutemi ejani dhe na tregoni se cila nga katër kërkesat që keni vendosur nuk është plotësuar. Serbia e di se si sulmohet sot, si nga jashtë ashtu edhe nga brenda. Populli e di se kur është koha për të mbështetur ata që luftuan për Serbinë. Në Kosovë “ata po i bëjnë presion popullit tonë, duke u përpjekur të dëbojnë serbët””, tha Vuçiq.

Protesta e greva në Serbi, serish përdoren veturat ndaj studentëve • KosovaPress


Vuçiq gjatë fjalimit të tij theksoi se përderisa është president i Serbisë, nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë apo vendeve të tjera mike.

Sot gjatë gjithë ditës në Serbi janë mbajtur tubime proteste të quajtura “Greva e përgjithshme”.  Protestat kanë vazhduar edhe në orët e mbrëmjes në Nish, ku studentët kanë mbajtur një tubim spontan protestues.

Tubim është mbajtur edhe në Suboticë, ku u mblodhën një numër i madh i qytetarëve. Gjatë ditës dhe sonte është mbajtur protestë edhe në Novi Pazar.

Protestat në Serbi, Stradner: Ky është fillimi i fundit për regjimin autoritar të Vuçiq • KosovaPress

Në mbrëmjet është protestuar edhe para ndërtesës së Radio Televizionit të Serbisë, e afërt me regjimin e Vuçiq. Pas përfundimit të protestës studentët kanë filluar të kthehen në fakultetet e tyre.

Kujtojmë, shumë pronarë biznesesh të vogla, restorante, librari dhe klube nate iu përgjigjën grevës së përgjithshme. Mesazhi i tyre i përbashkët është – mbështetje për studentët.

Lexo edhe

Video