Brian Thompson, kryeshefi ekzekutiv i UnitedHealthcare, kompania më e madhe e sigurimeve shëndetësore në SHBA, u qëllua për vdekje sot në qendër të Manhattan, konfirmoi policia për CNN.
Thompson po shkonte drejt një hoteli në Nju Jork për të marrë pjesë në një konferencë UnitedHealthcare në kohën e sulmit.
Personi i armatosur, për të cilin hetuesit thonë se kishte pritur për disa kohë para mbërritjes së Thompson, hapi zjarr nga një distancë prej rreth 7 metrash dhe qëlloi disa herë.
Siç shkruan New York Post, sulmuesi ishte i maskuar dhe iku në drejtim të lindjes në Avenynë e Gjashtë.
Detaje të tjera nuk dihen, por hetuesit thonë se bëhet fjalë për një vrasje e planifikuar.