Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vrasjeve të fundit në Kosovë.
Ai në Facebook ka thënë se kjo amulli në rritje, e përkthyer në dhunë dhe vrasje, nuk është ajo Kosova që e dëshiron.
Çka dihet deri më tash për vrasjen e mbrëmshme në Prishtinë • KosovaPress
“Është shqetësues niveli i vrasjeve kohët e fundit në Kosovë-katër në vetëm dy ditë. As edhe një nuk do duhej të ndodhte në Kosovën e lirë. Kemi humbur shumë jetë në luftë për të mos humbur as edhe një në paqe. Dora e shtetit duhet të ndihet, para së gjithash, në sigurimin e rendit dhe qetësisë. Kjo amulli në rritje, e përkthyer në dhunë dhe vrasje, nuk është Kosova që duam”, ka thënë Haradinaj.
Armët në duart e të rinjve, kërkohet veprim urgjent nga shteti pas vrasjes në Vushtrri • KosovaPress
Haradinaj ka shtuar se siguria e qytetarëve duhet të jetë prioriteti numër një.
Vrasje në Vushtrri • KosovaPress
“Kjo sjellje në masë është reflektim i institucioneve kryesore të shtetit, të cilët të parët nuk respektojnë rend, ligj e prokurori, duke i “trimëruar” kriminelët të të gjitha natyrave përmes amnistimit të sjelljes kriminale të shefit të shtetit. Ky është efekti zinxhiror i sjelljes banditeske nga i pari; Kosovën po e kthen në një shtet ku jeta dhe mirëqenia e qytetarëve janë jashtë kontrollit. Siguria e qytetarëve të Kosovës duhet të jetë prioriteti numër një, dhe shembulli duhet të vijë nga ata që kanë institucionet në duar”, ka shkruar Haradinaj, raporton KosovaPress.
I dyshuari për vrasjen në Vushtrri e pranon fajësinë • KosovaPress
Kujtojmë, tri vrasje kanë ndodhur në Vushtrri dhe një në Prishtinë gjatë javës së fundit.