Një person i moshës 19-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Vushtrri.
Avni Zahiti, zyrtar i policisë rajonale për Mitrovicë, ka konfirmuar për KosovaPress, se rasti ka ndodhur sonte rreth orës 20:35 në rrugën “Galip Badivuku”.
“Nga hetimet fillestare behet e ditur se si pasojë e plagëve të pësuara nga arma e zjarrit ka humbur jetën viktima mashkull/ kosovar rreth 19-vjeçar”, ka thënë ai.
Njësitet përkatëse policore ndodhen në vendngjarje dhe janë në kërkim të personit të dyshuar.