Vrasje në tentativë në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Vrasje në tentativë në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Gjakovë është arrestuar një person nën dyshimin se kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë.


Si pasojë e të shtënave policia ka njoftuar se është goditur vetura në të cilën ndodheshin dy viktimat, ndërsa lidhur me rastin nuk raportohet për të plagosur.

“Nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri me 17 copë fishekë dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe

Video