Vrasja e rreshterit, Çerkini: Dyshohet se dorasit ikën në këmbë nga vendi i ngjarjes

Për vrasjen e mbrëmshme të rreshterit Muhamed Lika në Kaçanik, dy persona janë të dyshuar në këtë rast. Kështu ka thënë Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini. Ai theksoi se dyshohet se nga vendi i ngjarjes kanë ikur në këmbë të dyshuarit, raporton KosovaPress.

Në një konferencë për media, Çerkini theksoi se ende nuk dihet motivi apo arsyeja që ka mundur të qojë dorasit drejt vrasjes së policit Lika.

Kryeprokurori Çerkini nënvizoi se kjo vrasje nuk ka të bëjë me pistën e grabitjes, ashtu siç është raportuar nëpër media.

Para mediave, Çerkini deklaroi se kryerësit e veprës janë larguar në këmbë dhe se nuk është parë të kenë përdorur ndonjë veturë apo mjet tjetër.

Lidhur me atë nëse i ndjeri Lika ka mundur të ketë pasur mosmarrëveshje me dikë, Çerkini tha se i ndjeri ka qenë profesional në punën e tij dhe se nuk ka indikacione që e thonë të kundërtën.

E di që ka në rrjedhur informata dhe dyshime për arrestimin e personave të ndryshëm, për dyshimin se cilët persona kanë munduar ta kryejnë këtë vepër penale. Mund t’iu them me siguri të plotë se deri më tani ne nuk kemi persona të arrestuar për këtë çështje penale. Ne nuk dimë arsyen apo edhe motivin që ka çuar deri në këtë rast makabër…Nga ajo që shihet është se kanë ikur nga vendi i ngjarjes në këmbë, nuk kemi të dhëna që kanë shfrytëzuar më vonë ndonjë veturë apo mjet tjetër për ikjen nga vendi i ngjarjes. Rreshteri Muhamet Lika njihej si persona goxha profesional dhe nuk kemi ndonjë indikacion qoftë më të voglin që ai gjatë punës së tij si zyrtar policor të ketë pasur ndonjë problem qoftë me procedurat që i ka zhvilluar si zyrtar policor në hetimit e çështjeve penale apo që të ketë ndonjë problem personal që do të na zbardhte motivin e vrasjes së tij”, tregoi Çerkini.

Kryeprokurori Burim Çerkini tha se ende nuk dihet lloji i armës që është përdorur për të kryer vrasjen, porse potencoi se në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja.


Ai bënë të ditur se nuk ka pasur shkrepje të armës nga rreshteri policor.

Ndërkaq, prokurori i çështjes, Ismet Rrahmani tha se viktima është goditur një herë dhe nuk ka pasur veshur antiplumb.

Sipas tij, nuk ka indikacione që tregojnë se vrasja mund të lidhet me grabitje.

Prokuroria Themelore në Ferizaj vlerësoi lartë angazhimin e rreshterit policor, Muhamet Lika në kryerjen e detyrave shtetërore. Për vrasjen e rreshterit Lika, ka reaguar edhe ministri në detyrë, Xhelal Sveçla.

“Sulmi ndaj çdo pjesëtari të Policisë së Kosovës është sulm i drejtpërdrejtë ndaj ndaj rendit, institucioneve dhe sigurisë së Republikës së Kosovës. Vrasja e mbrëmshme e Rreshterit të Policisë së Kosovës Muhamed Lika ka prekur rëndë secilin prej nesh dhe gjithë Policinë e Kosovës”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Rreshteri policor, Muharrem Lika fillimisht është  plagosur mbrëmë rreth orës 23:00 me armë zjarri në afërsi të banesës së tij në Kaçanik, por më pas nuk iu mbijetoi plagëve të marra.

Brenda dhjetë ditëve të fundit, pesë qytetarë të vendit janë vrarë në Kosovë.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…

/KosovaPress/

Lexo edhe

Video