Detaje tjera kanë dal lidhur me vrasjen e rëndë e cila ndodhi sot në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, ku dorasi 58-vjeçar me iniciale A.M., ka qëlluar për vdekje viktimën femër, 42-vjeçare me iniciale N.H., e më pas i dyshuari ka qëlluar edhe veten.
Familjari i viktimës, Rrahim Ajeti tha se viktima së bashkë me bashkëshortin e saj para një kohe kanë punuar në furrën e dorasit, raporton KosovaPress.
“Para një kohe ka qen punëtore e tyre me gjithë bashkëshortin por rrethanat si ka ardhur deri te vrasja nuk i dimë as ne si familje. Nuk ka pasur ndonjë lidhje familjare. Ka qenë grua shembullore, dhashtë Zoti që kjo të jetë viktima e fundit. Kanë punuar para një kohe në furrë, nuk kanë asgjë, sipas një informate jozyrtare është xhelozia se pse ke shkuar për të punuar në një vend tjetër dhe e le lënë punën tek unë”, deklaroi familjari i viktimës, Rrahim Ajeti.
Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i ka thënë KosovaPress-it, se sot rreth orës 14:56, policia ka pranuar informatën për një vrasje të ndodhur në fshatin Stanovc të Vushtrrisë.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.
/KosovaPress/