Voton Haradinaj, fton qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike

Kandidati për kryeministër nga Koalicioni për Kosovën Fituese, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të dalin për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit që po mbahen sot në tërë territorin e vendit.


Ai pasi votoi në qendrën e votimit në shkollën “Ali Sokoli” në Prishtinë tha se vota e secilit qytetar ka vlerë.

“Ka filluar mirë dhe informatat janë që ka filluar mirë procesi në gjithë vendin, me përjashtim të votimit me kusht që ka disa vonesa. Hana dhe Gjini votojnë për herë të parë, ndërsa unë dhe Anita votuam këtu. Nana Rukë ka shku me votu në Gllogjan. I bëj thirrje  të gjithë qytetarëve të dalin me votu. Vota juaj ka vlerë dhe Kosova ka nevojë për votën e juaj. Na priftë e mbara dhe suksese së bashku”, tha Haradinaj./KosovaPress

Lexo edhe

Video