Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza bashkë me familjen e tij kanë votuar në Mitrovicë, në qendrën e votimit në “Andon Zako”.
Hamza u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës për të shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar.
“Unë bashkë me bashkëshorten Remen, dy vajzat, Doruntinën dhe Diellzën dhe djalin Ensarin e shfrytëzuam të drejtën për të votuar. I lus të gjithë qytetarët e Kosovës që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë, të drejtën e tyre demokratike për të votuar, për ta zgjedhur qeverinë për 4 vitet e ardhshme. Uroj që gjithçka të shkojë mirë, besoj që gjithçka do të shkojë mirë. Nuk ka asnjë arsye dhe në fund sovrani vendos, qytetarët votojnë…Nuk kam asnjë informacion që ka parregullësi”, tha Hamza./KosovaPress