Pacientët të cilët trajtohen në Qendrën Klinike Universitare kanë pasur mundësinë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Në pamundësi që t’i drejtohen kutive të votimit, të shtrirë në klinikat e QKUK-së ata kanë votuar me shpresën se nga këto zgjedhje do të ketë ndryshime në shëndetësi, ekonomi e arsim.
81-vjeçari, Sani Gjini i cili po trajtohet tash e disa ditë në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale e ka shumë të rëndësishme votën.
Me asistimin e ekipit mobil, ai ka votuar teksa ka thënë se pret që në katër vitet e ardhshme të përmirësohet jetesa.
Edhe Petrit Haliti, i cili nga e premtja qëndron në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale pret ndryshime nga këto zgjedhje.
Luan Buqezi nga Prishtina, tregon se para disa ditëve ka bërë kërkesën që t’i mundësohet vota.
Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime është 1 milion e 970 mijë e 944 votues.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…