Raportet nga gjigandi i softuerit Microsoft, si dhe firma e sigurisë kibernetike Recorded Future, në mënyrë detale i ka përshkruar aktivitetet kibernetike të lidhura me ato vende që synojnë të ndikojnë në perceptimin e publikut amerikan më pak se dy javë para votimit.
Në raportin e Microsoft-it, tregohej se ndryshimet më të mëdha janë vërejtur kur bëhet fjalë për përfshirjen e dy grupeve të hakerëve të lidhur me Kinën.
“Operacionet e ndikimit të Kinës kanë marrë kohët e fundit një kthesë të re, sipas disa kandidatëve që nuk renditen lart në fletëvotim dhe anëtarëve të Kongresit,” shton.
Dokumenti vuri në dukje se që nga shtatori, grupet e lidhura me Kinën kanë vënë në shënjestër katër republikanë të shquar dhe kritikë të shpeshtë të qeverisë së Pekinit.
Ambasada kineze në Uashington i mohoi këto akuza. “Zgjedhjet presidenciale janë një çështje e brendshme e SHBA-së. Akuza të tilla janë plot me spekulime dashakeqe kundër Kinës”, tha zëdhënësi i ambasadës kineze në Uashington, Liu Pengyu.
Anëtarët e Kongresit, megjithatë, nuk janë të befasuar nga numri në rritje i aktiviteteve të dëmshme kibernetike.
“Partia Komuniste Kineze nuk toleron askënd që mbështet dhe u jep zë partive nën sulmin e saj. Jam i nderuar që një shkelës kryesor i të drejtave të njeriut, një cenues i lirisë së fjalës dhe një shtypës i popullit të tij – sfidon punën time.” tha ai.
Microsoft dhe Recorded Future paralajmërojnë se Kina nuk po vepron e vetme. Raportet paralajmërojnë se aktorët kibernetikë të lidhur me Rusinë kanë intensifikuar aktivitetet e tyre muajin e kaluar.
Tregohet për përpjekjet për të nxitur zemërimin ndaj komunitetit LGBTQ+ nëpërmjet përdorimit të dezinformatave që synojnë të promovojnë besime diskriminuese për komunitetet transgjinore dhe trajtimit që ata i nënshtrohen.
Gjithashtu, regjistrimet audio të zërave të gjeneruar nga inteligjenca artificiale përdoren për të imituar stilin e gazetarëve amerikanë.
Janë identifikuar mënyrat për të arritur tek votuesit amerikanë duke zhvendosur përmbajtjen nga platforma e mediave sociale Telegram në X.
Të paktën një rast u zbulua në të cilin një person i lidhur me Iranin, i paraqitur si amerikan, bëri thirrje për bojkot të zgjedhjeve për shkak të mbështetjes së të dy kandidatëve për fushatën ushtarake të Izraelit në Lindjen e Mesme.
Rusia, Irani dhe Kina kanë mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në zgjedhjet amerikane.
Megjithatë, zbulimet nga Microsoft dhe Recorded Future janë në përputhje me vlerësimet e zyrtarëve të inteligjencës amerikane.
“Aktorët e huaj, veçanërisht Rusia, Irani dhe Kina, vazhdojnë të synojnë të promovojnë narrativa për të përçarë qytetarët dhe për të minuar besimin e tyre në sistemin demokratik amerikan, në përputhje me interesat e tyre”, thuhet në dokumentin e Shërbimit Informativ Kombëtar.