Vlora Çitaku tregon preferencat e PDK-së për formimin e qeverisë

Vlora Çitaku tregon preferencat e PDK-së për formimin e qeverisë

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka përsëritur qëndrimin për formimin e qeverisë së re pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Në një konferencë për media sot, nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Vlora Çitaku tha se janë të gatshëm të marrin përgjegjësinë për formimin e  qeverisjes, por jo me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Ne preferojmë një koalicion me partitë që janë në opozitë, ndërsa përjashtojmë një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje”, tha ajo.


E pyetur mbi mundësinë që se ajo të jetë kandidate për kryeministre, Çitaku mohoi një gjë të tillë duke thënë se “PDK ka vetëm një kandidat për kryeministër, atë me të cilin ka garuar – Bedri Hamzën”.

Lidhur me atë nëse kanë kërkuar nga kandidati për kryeministër i LDK-së Lumir Abdixhiku që mos të del me qëndrime për disa ditë në lidhje me formimin e qeverisë, Çitaku mohoi një gjë të tillë.

“Nuk është e vërtetë”, tha Çitaku duke shtuar se ende nuk ka diçka konkrete sa i përket koalicioneve.

Përveç kësaj, ajo u shpreh se po i përcjellin me shqetësim problemet e KQZ-së sa i përket procesit të numërimit të votave.

Lexo edhe

Video