Pavarësisht se u pezulluar për nëntë muajt e ardhshëm që të mos merret me futboll, Lyoni i ka ofruar mbështetje trajneri Paolo Fonseca të cilin dëshiron ta mbajë si trajner edhe pas shpërthimit të tij ndaj gjyqtarit të ndeshjes kundër Brest.
“Ju jeni njeriu i duhur për Lyonin”, ka shkruar preisdenti i Lyonit John Textor në llogarinë e tij në “Instagram”, transmeton KosovaPress.
“Gëzuar ditëlindjen Paulo! Unë jam me ty sot. Ishte një gabim dhe kërkim falja jote ishte e sinqertë. Dhe dënimi yt është qartësisht shumë i rëndë. Ti je njeriu i duhur për OL dhe ne do të ngulmojmë së bashku me ty. Forca OL!”, ka shkruar amerikani.
Paulo Fonseca u suspendua të mërkurën duke u pezulluar nga stoli dhe dhoma e zhveshjes deri më 30 nëntor nga komisioni disiplinor për kërcënimin me kokë kundër gjyqtarit të ndeshjes së Ligue 1 OL-Brest (2-1) fundjavën e kaluar, përcjellë KosovaPress.
KosovaPress