Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku tha se kanë arsye për të qenë optimistë.
“Mburremi me fushatën dhe me ditën e zgjedhjeve. Presim rezultatet, por qysh tani kemi arsye për të qenë optimist”, shkroi ajo në Facebook pak pas mbylljes së vendvotimeve.
Ajo i falënderoi qytetarët për “edhe një proces elektoral tjetër të shkëlqyeshëm”.
“Tash i kthehemi punës për ta bërë Kosovën më mire”, shkroi ajo.