Zyrtarët policorë të stacionit të Mitrovicës Veri, kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar, të cilët gjatë muajit mars, kanë kryer një vjedhje në një market në rrugën “Knjaz Millosh” në Mitrovicë Veri, ku të dyshuarit kishin vjedhur sende me vlerë 400 euro.
Sipas Policisë, vjedhja kishte ndodhur më datën 08.03.2025, raporton KosovaPress.
“Pas marrjes së disa veprimeve hetimore operative, kanë arritur të arrestojnë personat e dyshuar N.K., i lindur në vitin 1990, K.K., i lindur në vitin 1995. Lidhur me rastin janë identifikuar edhe dy persona të tjerë, të cilët janë në interes të Policisë për t’u intervistuar. Hetuesit policorë po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale lidhur me rastin në fjalë, si dhe me disa raste të tjera të natyrës së njëjtë, në të cilat dyshohet se janë të përfshirë personat e arrestuar”, thuhet në njofitm.