Dyshohet se disa persona kanë hyrë me forcë në një kishë në Gjilan dhe nga aty kanë vjedhur 27 euro.
Policia e Kosovës njofton se rasti po hetohet dhe këtë e ka cilësuar vjedhje të rëndë.
“Vjedhje e rëndë. Gjilan, 22-25.02.2025-14:30-11:00. Dyshohet se persona të panjohur kanë hapur me forcë derën e objektit fetar (kishës) dhe nga aty kanë arrit të marrin para të gatshme në vlerë rreth 27 euro. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës.
Po ashtu në Prizren, është raportuar se dje është raportuar se tek zyra që gjendet në brendi të varrezave ka ndodhur një vjedhje.
Sipas policisë njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe konfirmon se nga zyra janë vjedhur pajisje pune si dhe është dëmtuar dera e hyrjes. Ndërsa, rasti është duke u hetuar.