Lansimi më i fundit në një nga seritë më të njohura të videolojërave në Japoni ka pasur një debutim të suksesshëm. Më shumë se një milion lojtarë janë kyçur në versionin kompjuterik të “Monster Hunter Wilds” brenda pak orësh nga lansimi, sipas të dhënave nga dyqani online Steam.
Megjithëse ka pasur ankesa nga lojtarët e parë për performancën e lojës në kompjuterë, përgjigja kritike ka qenë pozitive, shkruan BBC. Drejtori Yuya Tokuda dhe producenti Ryozo Tsujimoto folën për BBC Newsbeat rreth përpjekjeve për ta bërë lojën një hit global, shkruan BBC, transpemton KosovaPress.
Monster Hunter u lançua fillimisht në PlayStation 2 në vitin 2004, ku lojtarët ndjekin krijesa të frikshme në një zonë të njohur si Toka e Ndalur.
Tsujimoto tha se “nuk ka ndonjë arsye specifike” për suksesin, por ekipi ka mësuar se disa aspekte janë të nevojshme për të arritur suksesin në tregun aktual. Ata janë gjithashtu të vetëdijshëm për rëndësinë e përkthimit të lojërave në gjuhë të ndryshme dhe “dizajnimin e eksperiencës për lojtarët e rinj”.
Megjithatë, industria e lojërave përballet me sfida të ngjashme me zhvilluesit e tjerë në mbarë botën, si ndryshimi i zakonit të lojtarëve dhe rritja e kostove të zhvillimit. Tsujimoto tha se “ka gjithmonë sfida të reja” me avancimin e teknologjisë.
Pavarësisht këtyre sfidave, ekipi i Monster Hunter Wilds kanë qëndruar të fokusuar në punën e tyre dhe besojnë se ekziston potenciali për të tërhequr si fansat e vjetër, po ashtu edhe ata të rinj.