Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti sonte ndërmjet një veture dhe një autobusi në Carralevë të Shtimes.
Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë rajonale në Prizren, ka bërë të ditur për KosovaPress se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:25.
“Rreth orës 18:25 nga policia në Ferizaj, policia e Rajonit të Prizrenit është njoftuar për një aksident trafiku në Carralevë në mes një veture dhe autobusi. Menjëherë janë thirrur të gjitha ekipet e nevojshme për të dalë në vendngjarje. Rreth orës 19:00 nga patrulla policore e trafikut rajonal Prizren është marrë informata se aksidenti është me fatalitet dhe se në vendngjarje ka mbetur i vdekur J. G., shoferi i veturës, rreth 42-vjeç nga Suhareka”, ka thënë ai.
Në vendngjarje kanë dalë ekipet përgjegjëse nga Stacioni Policor Suharekë dhe Trafiku rajonal Prizren.