Vetura përplas për vdekje këmbësorin në Drenoc të Klinës

Vetura përplas për vdekje këmbësorin në Drenoc të Klinës

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të trafikut sot rreth orës 17:10, në Drenoc të Klinёs.

Zëdhënësi i policisë rajonale për Pejë, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se nё aksident ishte e përfshirë njё automjet me targa vendore.


“Dyshohet se deri tek aksidenti ka ardhur derisa drejtuesi i automjetit ishte duke qarkulluar nё rrugën Pejë – Klinë, pikërisht në fshatin Drenoc- Klinë, viktima gjatë kalimit të rrugës ishte goditur nga i dyshuari nga pakujdesia me ç’rast viktimës i shkakton lëndime”, ka thënë Gashi.

Personi i lënduar është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, ku pas trajtimit mjekësor, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndёsa i dyshuari dёrgohet nё mbajtje  48 orё.

Lexo edhe

Video