Një 59-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda, pasi u godit nga një automjet në Bulqizë.
Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 15:50 në vendin e quajtur “Ura e Vocit”, raporton tch.
Drejtuesi i automjetit, një 64-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ka humbi kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë doli nga rruga, duke goditur këmbësoren.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit në komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit, përcjell KosovaPress.