Një person ka pësuar lëndime nga goditja e një automjeti sot rreth orës 09:30 në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren.
Deri tek aksidenti ka ardhur kur këmbësorja ka qenë duke e kaluar rrugën jashtë shenjave të kalimit për këmbësorë dhe është goditur nga një automjet me targa vendore.
Si pasojë e lëndimeve të rënda, këmbësorja është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren prej nga është transferuar në QKUK Prishtinë për trajtim të mëtejshëm mjekësor.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar në Prizren dhe me urdhër të prokurorit vozitësi i automjetit ndalet për 48 orë. Rasti po hetohet nga Njësiti i Trafikut Rajonal në Prizren.