Vetura godet këmbësoren në kryeqytet

Vetura godet këmbësoren në kryeqytet

Një këmbësore ka pësuar lëndime si pasojë e goditjes nga një veturë sonte rreth orës 19:30 në rrugën C në Prishtinë.


Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë rajonale për Prishtinë, tha për KosovaPress se këmbësorja pas aksidentit është dërguar për trajtim mjekësor.

“Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Lexo edhe

Video