Vetëvendosje gjobitet me 35 mijë euro për shkelje të Kodit të Mirësjelljes

Vetëvendosje gjobitet me 35 mijë euro për shkelje të Kodit të Mirësjelljes

Lëvizja Vetëvendosje sërish është gjobitu me 35 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike.

Po ashtu sipas vendimit të PZAP-së, në bazë të një ankese është përmendur edhe një deklaratë e Kurtit në një tubim në Drenas, “Jemi duke i hequr qafe, duke i pensionuar, duke i eliminuar nga skena e pushtetit politikanët…”.


“Subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje me seli në Prishtinë, për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe kandidatët, i shqiptohet dënimi me gjobë në lartësi prej 35.000 euro… me datë 27 janar 2025 kandidati për deputet nga radhët e subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje aktualisht edhe kryetar i këtij subjekti politik si dhe kryeministër I Kosovës, në tubimin e mbajtur në komunën e Drenasit, ka deklaruar “… Jemi duke I hequr qafe, duke i pensionuar, duke i eliminuar nga skena e pushtetit politikanët…”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

Sipas ankesës, kryetari i LVV-së Albin Kurti ministrja Albulena Haxhiu, deputeti Dimal Basha, deputetja Fitore Pacolli kanë përdorur gjuhë urrejtjeje e denigruese.

Lexo edhe

Video