Veteranët e UÇK-së në Podujevë mbështesin Enver Hoxhajn, takohet edhe me qytetarët e Lipjanit dhe Fushë Kosovës

Veteranët e UÇK-së në Podujevë mbështesin Enver Hoxhajn, takohet edhe me qytetarët e Lipjanit dhe Fushë Kosovës

Mbështetja për Partinë Demokratike të Kosovës dhe kandidatin Enver Hoxhaj po rritet gjithnjë e më shumë. 

Gjatë takimeve me veteranët e UÇK-së në Podujevë, si dhe me mbështetësit në Magurë të Lipjanit dhe Miradi e Epërme të Fushë Kosovës, u dëshmua një vullnet i pathyeshëm për fitoren e PDK-së më 9 shkurt. 

“Mes veteranëve të UÇK-së në Podujevë, mbështetësve në Magurë të Lipjanit dhe Miradi e Epërme të Fushë Kosovës – vullnet i pathyeshëm për fitore! #PDK131 #Hoxhaj4”, shkroi Hoxhaj në një postim në Facebook.


Fushata e PDK-së po intensifikohet çdo ditë, me mbështetje gjithnjë e më të madhe nga të gjitha komunat e vendit, duke dëshmuar se qytetarët besojnë në vizionin dhe programin e kësaj partie për të ardhmen e Kosovës.

“Artikull i sponsorizuar – zgjedhjet 2025”

Lexo edhe

Video