“Vetëm dy vjet larg”, Rama flet për procesin e integrimit në BE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha të martën se vendi i tij është dy vjet larg përfundimit të procesit historik të negociatave me Bashkimin Evropian.

Për rrugëtimin e Shqipërisë në BE, Rama foli në rubrikën “Sy m’sy” në llogarinë e tij në Facebook.

“Fundi i 2027-tës, dy vite, përfundimit të gjithë procesit historik të negociatave me Bashkimin Evropian dhe të të gjithë procesit historik të ngjitjes drejt një maje që nuk e shihnim kurrë, tani e shohim. Është dy vite. S’do ishim këtu ne sepse Bashkimi Evropian, dëgjoni këtu, nuk bënë politikë dashamirëse dakord, kur vjen puna te negocimi. Çfarë do të thotë nuk bën politikë dashamirëse? Nuk të fal asnjë gjë, zero. Nuk të fal asnjë gjë nëse ti nuk plotëson të gjitha kriteret, nëse organizmi yt nuk është i pastruar nga të gjitha llojet e infeksioneve të mëparshme të marra nga e shkuara, nuk të pranon”, tha Rama.


Shqipëria hapi zyrtarisht kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim në BE më 15 tetor të vitit 2024.

Ky hap i rëndësishëm për Shqipërinë erdhi pasi një pritjeje të gjatë.

Shteti kishte aplikuar për anëtarësim në vitin 2009 ndërkaq, statusin e vendit kandidat e kishte marrë më 2014.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim

Lexo edhe

Video