Tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë lënduar në një vetëaksident në fshatin Varagë të Zubin Potokut, konfirmoi për KosovaPress, zëvendësdrejtori në veri, Veton Elshani.
Ai bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur para orës 08:00. Shkaqet, sipas tij, janë ngricat në rrugë.
Sipas Elshanit, policët kanë pësuar lëndime të lehta trupore por të njëjtit janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Në automjetin që i përket policisë kufitare, ishin pesë policë.