Vetaksident në Qungur të Pejës, një i vdekur

Vetaksident në Qungur të Pejës, një i vdekur

Një person, mosha e të cilit nuk është bërë e ditur, ka humbur jetën sonte si pasojë e një vetaksidenti në Qungur të Pejës.


Fadil Gashi, zëdhënës i policisë rajonale për Pejë, ka thënë për KosovaPress, se vetaksidenti ka ndodhur rreth orës 18:35.

“Vetaksidenti ka ndodhur për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve rrugore. Në vendngjarje kanë dalë menjëherë policia, ambulanca dhe prokurori. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Viktima është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka thënë ai.

Lexo edhe

Video