Vetaksident në Drejë të Istogut, katër të lënduar

Vetaksident në Drejë të Istogut, katër të lënduar

Katër persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një vetaksidenti sot në Drejë të Istogut.

Fadil Gashi, zëdhënës i policisë rajonale të Pejës, ka bërë të ditur për KosovaPress se vetaksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00.


“Katër të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Pejës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë ai.

Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e vetaksidentit.

Lexo edhe

Video