Një vetaksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Doberdolan të Suharekës, në momentin që nisi të bie borë dhe kushtet në komunikacion u vështirësuan.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmë në orën 18:15, ku vozitësja femër me veturë nga pa kujdesia ka shkaktuar vetë aksident trafiku.
“Si pasojë, vozitësja dhe pesë pasagjer kanë pësuar lëndime trupore, ku njëri nga pasagjeret është dërguar në QKUK ku më pas ka vdekur, ndërsa të lënduarit tjerë pas tretmanit mjekësor në Spitalin e Prizrenit janë liruar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Ndërkohë, Kosovapress mëson se viktima që ka humbur jetën është M. Bytyçi, nëna e vozitëses nga fshati Kervasari i Komunës së Malishevës.