Kandidati për deputet nga radhët Koalicionit për Kosovën Fitues, Vesel Krasniqi ka publikuar një rrëfim nga rrugëtimi i tij me liderin e Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj, para, gjatë dhe pas luftës.
“Nga pjesa e Tërpezës janë ngjit deri tek shkolla forcat serbe dhe në atë moment, më kujtohet shumë mirë britma dhe urdhëri i Komandant Çelikut që pa shkel mbi ne, mbi trupat tonë nuk do të hynë forcat serbe, sepse pas neve qëndronin 85 mijë banorë”, thotë ai në rrëfim.
Vesel Krasniqi – Një jetë në shërbim të atdheut
“Jeta ime me dhe lidhjet e mija me liderin Limaj janë nga mosha fëmijërore. Sepse ne jemi edhe të njëjtit fshat, të njëjtit vend. Ajo që më shumë më ka lidhë më shumë, është për shkak se unë me Demir Limajn, vëllaun e liderit Limaj, jemi një gjeneratë…”, vazhdon rrëfimi i Krasniqit.
Për më shumë mund ta ndiqni videon këtu:
Artikull i sponsorizuar