Kandidati për deputet i Nisma Socialdemokrate Vesel Krasniqi, ka vizituar fabrikat prodhuese dhe ka thënë se kompanitë prodhuese kanë qenë dhe do mbeten faktor më i rëndësishëm dhe më strategjik për zhvillimin ekonomik të Kosovës.
“Si deputet i parlamentit të ardhshëm, do ndryshojmë pakon #fiskale, si dhe do hartojmë ligj për investitor strategjik, mbështetje të exportit dhe shumë mundësive tjera për sektorin privat, si nevojë e domosdoshme për hapjen e mundësive të reja në forcimin e bizneseve vendore dhe zhvillimin e vendit. Prandaj derisa ne ishim në qeverisjen tonë, prioritet kishim hapjen e #ZonaveEkonomike, ku qëllim kishim lehtësimin dhe mbështetjen e kompanive dhe bizneseve tilla. Kompanitë prodhuese si kjo që vizituam sot, janë model se si #rrisin të hyrat e shtetit me prodhimet që #exportojnë në Europë, e në të njëjtën kohë #zvoglojnë papunësinë në vendin tonë”, ka shkruar ai duke thënë se mbi 30 të punësuar në fabrikën prodhuese, 2 pika të shitjes dhe shumë transporte për vendet EUROPIANE, që nga viti 2001, janë suksesi i kompanisë Mobilieria ” DELFINA “ , që krenohen të gjithë.
Artikull i sponsorizuar