Venhari apelon për kujdes në fushatë zgjedhore: Kosova të del me strategji kundër dezinformimit rus

Drejtori i organizatës Gjeopost, Gynen Venhari thotë se autoritetet shtetërore kosovare duhet të kenë strategji të veçantë për luftimin e propagandës dhe dezinformimit rus. Sipas tij, gjatë vitit 2024, Rusia ka përdorur një narrativë të re dezinformuese kundrejt Kosovës. Apelon për kujdes gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit, e cila zyrtarisht ka filluar të shtunën.

Venhari në një intervistë për KosovaPress, thotë se tash e 25 vite propaganda ruse ndaj Kosovës është konsistente.

Sipas tij, me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës që ndodhi në fillimin e vitit të kaluar, politika e jashtme ruse dhe më pas ajo serbe kanë nis një narrativë të re dezinformuese kundrejt Kosovës.

Spastrimi i serbëve nga Kosova po konsiderohet një taktikë e re propaganduese që Rusia dhe Serbia e kanë shfrytëzuar për dezinformim.


Njohësi i çështjeve të dezinformimit dhe ndikimit rus në Ballkan, Gynen Venhari po ashtu tha se Kosova vazhdon të jetë vatra më kritike në Ballkan që po atakohet nga dezinformomi rus.

Sipas tij, karshi këtij fenomeni institucionet shtetërore duhet të kenë një platformë apo edhe zyre të veçantë për luftimin e kësaj dukurie.

Meqenëse dje në Kosovë edhe zyrtarisht nisi fushata zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit,drejtori i organizatës Gjeopost, Gynen Venhari bënë thirrje që të mos ketë polarizime.

Madje, ai kërkon që edhe mediat të jenë më të kujdesshme në verifikimin e lajmeve.

“Shpresoj shumë në atë fuqinë demokratike që ka populli jonë që i ka dhënë çdo herë këtë provim në mënyrën më të mirë, jemi qytetarët më pro demokratik në Ballkan dhe më pro-perëndimor që është rasti jonë. Dhe unë ngrehi një shqetësim që mos të ketë polarizime të shoqërisë sepse Rusia aty dëshiron dhe i shfrytëzon më së miri. Dhe elementi tjetër që mediat ta luajnë një rol jashtëzakonisht, t’i verifikojnë faktet, t’i verifikojnë të gjitha lajmet dhe ta bëjnë një lloj refermi korrekt ndaj gjithë kampanjës që do të zhvillohet”, theksoi ai.

Lexo edhe

Video