Vendvotimet nuk janë mbyllur vetëm në dy shtete

Vendvotimet nuk janë mbyllur vetëm në dy shtete

Pothuajse të gjitha shtetet kanë mbyllur qendrat e tyre të votimit, duke përfshirë shtetet perëndimore, raporton BBC.

Qendrat e votimit janë të hapura vetëm në Havai dhe Alaskë.

Në garë për president të SHBA-së janë Kamala Harris dhe Donald Trump.


Më shumë se gjysma e shteteve tashmë kanë treguar rezultatet.

Rezultatet deri më tani janë në përputhje me atë që pritej: Trump ka mbajtur kontrollin e tij në shtetet tradicionalisht republikane, ndërsa Harris ka marrë bastionet e demokratëve.

Ndër shtetet ku votimi sapo ka ndaluar është Kalifornia, një bastion tradicional i demokratëve që pritet t’i japë Kamala Harris një rritje të madhe prej 54 votash shtesë të kolegjit elektoral.

Për të fituar, kandidatëve për president u duhen 270 nga Kolegji Zgjedhor – apo vota elektorale.

Lexo edhe

Video