Vdes njeriu më i vjetër në botë në moshën 116-vjeçe

Vdes njeriu më i vjetër në botë në moshën 116-vjeçe

Një grua japoneze, e njohur si personi më i vjetër në botë nga rekordet Guinness ka vdekur në moshën 116-vjeçare.

Tomiko Itooka vdiq në një shtëpi pleqsh në qytetin e Ashiya, prefektura Hyogo, sipas zyrtarëve.

Ajo u bë personi më i vjetër në botë pasi Maria Branyas Morera e Spanjës vdiq në gusht 2024 në moshën 117-vjeçare.

“Itooka na dha kurajë dhe shpresë gjatë jetës së saj të gjatë. Ne e falënderojmë atë për të”, tha kryebashkiaku i Ashiya, Ryosuke Takashima.


Itooka u lind në maj 1908 gjashtë vjet para Luftës së Parë Botërore dhe të njëjtin vit kur makina Ford Model T u lansua në SHBA. Ajo u verifikua si personi më i vjetër në botë në shtator 2024.

Ajo u martua në moshën 20-vjeçare dhe kishte dy vajza dhe dy djem. Gjatë Luftës së Dytë Botërore ajo menaxhoi zyrën e fabrikës së tekstilit të burrit të saj. Ajo jetoi e vetme në Nara pasi burri i saj vdiq në vitin 1979. Ajo ka lënë një djalë dhe një vajzë, dhe pesë nipër e mbesa.

Qe nga shtatori, Japonia numëron mbi 95.000 njerëz mbi 100-vjeç, 88% e tyre gra. Nga 124 milionë banorët, gati një e treta janë mbi 65-vjeç.

Murgesha braziliane Inah Canabarro Lucas, 116-vjeçe, tani besohet të jetë personi më i vjetër në botë. /BBC

Lexo edhe

Video