Një person ka vdekur pasi dyshohet se është rrëzuar në vendin e punës në Drenas, njoftoi të hënën Policia e Kosovës.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur të dielën më 30 mars dhe bëhet fjalë për një roje sigurimi në një fabrikë, raporton KosovaPress.
Rasti është iniciuar dhe Policia bëri të ditur se rasti tashmë është duke u hetuar.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, tha Policia e Kosovës në raportin 24-orësh./KosovaPress