Bashkëdrejtuesi i Samsung Electronics, Han Jong-Hee vdiq nga një arrest kardiak të martën më 25 mars, njoftoi një përfaqësues i kompanisë koreane. Han ishte 63 vjeç, shkruan CNN.
I lindur në 1962, Han kishte drejtuar bizneset e elektronikës për konsumatorët dhe pajisjeve mobile të Samsung që nga viti 2022. Ai u emërua bashkëdrejtues dhe nënkryetar i Samsung Electronics në 2022.
Pas vdekjes së Han, Jun Young-Hyun, që udhëhoqi biznesin e çipave, do të jetë kreu i vetëm i kompanisë.
Samsung nderoi Hanin, duke theksuar se ai kishte kontribuar për më shumë se 37 vjet në udhëheqjen e biznesit të TV-ve të Samsung për ta bërë lider global.
Ai gjithashtu kontribuoi në rritjen e kompanisë përballë një ambienti të vështirë biznesi.
Kompanisë i janë shfaqur sfida të mëdha kohët e fundit, duke përfshirë prapambetje në biznesin e çipave, duke humbur terren kundrejt konkurrentëve si TSMC dhe Hynix.
Gjatë një takimi me investitorët, Han kërkoi falje për performancën e aksioneve të Samsung dhe paralajmëroi për një 2025 të vështirë.
Han u bashkua me kompaninë më 1988 dhe ishte një figurë kyçe në zhvillimin e TV-ve LED të Samsung.