Vdes gazetari Faton Osmani

Vdes gazetari Faton Osmani

Ka ndërruar jetë në moshën 49-vjeçare gazetari Faton Osmani.

Përmes një telegrami ngushëllimi për vdekjen e tij ka lajmëruar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).


“Kontributi i tij i vlefshëm në fushën e medias në Kosovë do të mbahet mend gjatë”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Osmani ka punuar në disa media ndërkombëtare dhe vendore, përfshirë “Ekonomiaonline”.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e tij. Humbja e tij është e madhe jo vetëm për të afërmit, por edhe për komunitetin e gazetarëve dhe gjithë shoqërinë”, thuhet po aty.

Video