Vdes futbollisti i FC Shkupit pas plagëve që mori nga zjarri në Koçani

Vdes futbollisti i FC Shkupit pas plagëve që mori nga zjarri në Koçani

Futbollisti Andrej Lazarov, i lënduar nga zjarri në diskotekën në Koçani, ka ndërruar jetë, njofton FC Shkupi.

Në një postim në Facebook thuhet se futbollisti i FC Shkupi është konfirmuar mes viktimave të zjarrit tragjik që ndodhi gjatë natës në Koçan.


“Ai u helmua nga tymi gjatë përpjekjeve të tij për të shpëtuar jetë, duke treguar guxim dhe humanizëm deri në momentin e fundit. Veprimi i tij heroik do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë, si një dëshmi e karakterit të tij fisnik dhe zemrës së tij të madhe. Kjo është një humbje e madhe për klubin tonë, për shokët e ekipit dhe për gjithë komunitetin e futbollit. Fjalët janë të pakta për të përshkruar dhimbjen që ndjejmë në këto momente, në këtë tragjedi prej më të mëdhave në histori që e ka kapluar klubin tonë”.

FC Shkupi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Andrej Lazarov, raporton KosovaPress.

Lexo edhe

Video