Ka vdekur fotoreporteri Alban Bujari, i cili dokumentoi tmerret e luftës përmes fotografive. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët të cilët gjithashtu thanë se ai do të varroset të premten në varrezat e qytetit në Prishtinë.
Alban Bujari ka qenë fotoreporter në “KOHA”, dhe ka fotografuar edhe gjatë luftës në Kosovë.
Ai kishte hapur edhe ekspozitën e titulluar “Erë gjaku” përmes së cilës kujtohej Masakra e Rogovës së Hasit në Gjakovë.
Ndër të tjera ekspozita të Bujarit, ishin edhe ato me fotografi nga Prekazi, Burgu i Dubravës, Reçaku e Krusha.
KosovaPress u shpreh ngushëllime familjes dhe kolegëve./KosovaPress
https://kosovapress.com/masakra-ne-recak-deshmohet-permes-fotografive