Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima femër është gjetur pa shenja jete në banjën e një shtëpie.
Rasti është raportuar në Fushë Kosovë. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore.
Sipas mjekut viktima nuk ka shenja të dhunës në trupin e saj. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion .