Prokuroria e Romës ka kërkuar ngritjen e aktakuzës ndaj katër mjekëve që trajtuan gazetarin Andrea Purgatori, i cili vdiq në korrik 2023, shkruan ANSA.
Radiologu Gianfranco Gualdi, asistenti i tij Claudio Di Biasi dhe doktoresha Maria Chiara Colaiacomo, të gjithë pjesëtarë të ekipit të tij, si dhe kardiologu Guido Laudani akuzohen për vrasje nga neglizhencë, transmeton KosovaPress.
Seanca paraprake është caktuar për 19 shtator.